Arbëri

Abdixhiku: Rrethrrotullimi në Veternik lëshohet në qarkullim në fillim të marsit

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka vizituar sot punimet në rrethrrotullimin në Veternik të Prishtinës, nga ku tha do të përshpejtojnë punimet dhe në fillim të marsit të lëshohet rruga për qarkullim.

Zijadin Mehmeti, menaxher i projektit, përcjell ksp, tha se planifikojnë në fillim të marsit të aktivizojnë aksin kryesor.

“Megjithëse, gjithçka mund të varet nga kushtet atmosferike”, u shpreh ai.