Arbëri

Një vajzë në Prishtinë raportohet e zhdukur nga 31 janari

Foto: Ilustrim

Më 31 janar ishte zhdukur një vajzë në Prishtinë, më saktësisht në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.

Por në Policinë e Kosovës, ky rast është raportuar dje, më 10 shkurt.

“Me datën 10.02.2020 ankuesi mashkull Sh/Shqiptar ka raportuar se deri sa kishte qenë duke shëtitur me vajzën e tij femër Sh/Shqiptare, ajo ishte larguar nga ai dhe nuk dihet se ku ka shkuar”, është e gjitha që theksohet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku në fillim tregohet se ajo është zhdukur më 31.01.2020.