Arbëri

Refuzohet diskutimi i qytetarëve në seancën e Kuvendit të Prishtinës

Foto: Koha

Kuvendi Komunal i Prishtinës po mbanë seancë për ndërtimet e paralajmëruara në afërsi të liqenit të Badovcit.

Në seancë po marrin pjesë edhe disa qytetarë, për të cilët kryesuesi Agim Kuleta ka thënë se nuk kanë të drejtë të flasin. Për këtë shkak, njëri nga ta e ka braktisur mbledhjen demonstrativisht.

Këshilltari i PDK-së, Leotrim Retkoceri, partia e të cilit e ka iniciuar këtë seancë, ka kërkuar që të mos lejohen shkeljet ligjore dhe të mbrohet uji i pijshëm i Prishtinës.

“Kjo seancë është mundësi që komuna të sqarohet deri në fund. PDK është kundër ndërtimeve në Badovc që shkelin ligjet dhe planet rregulluese”, ka thënë Retkoceri.