Metro

Termokosi thotë se do të zgjerojë rrjetin e ngrohjes në 50% të lagjeve të Prishtinës

Termokosi thotë se do të zgjerojë rrjetin e ngrohjes në 50% të lagjeve të Prishtinës

Termokosi publikoi rezultatet e projekteve që janë realizuar vitin e kaluar dhe projektet që pritet të realizohen këtë vit.

Drejtues të ndërmarrjes gjatë një konference për media kanë bërë të ditur se furnizimi me ngrohje gjatë vitit 2019 ka qenë më i mirë, ku përmirësim i madh ka pasur në Bregun e Diellit dhe lagjen e universitetit, teksa sivjet do të ketë zgjerim të rrjetit të ngrohjes në 50% të lagjeve në Prishtinë, nga 28% sa ishte deri tash.