Arbëri

Promovohet “Katalogu i Dokumenteve Osmane në Arkivin Komunal të Prishtinës”

Descriptive Text

Libri “Katalogu i Dokumenteve Osmane në Arkivin Komunal të Prishtinës” u promovua sot, në 51 vjetorin e themelimit të Arkivit Komunal të Prishtinës.

Në një postim në facebook nga kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, thekson se në vitin 2017, një delegacion i Komunës së Prishtinës i kryesuar nga nënkryetari Muhedin Nushi, ka zhvilluar një vizitë në Arkivin e Perandorisë Osmane në Stamboll dhe ka arritur të tërheqë mijëra dokumente, në formë digjitale, të dokumenteve të kohës së administratës së Perandorisë Osmane, për dhe nga Komuna e Prishtinës.

“Sot, këto dokumente janë të përkthyera dhe listuara në një libër dhe paraqesin një thesar të madh kulturor e shoqëror, por edhe një potencial të burimeve historike për studiuesit e hulumtuesit e kësaj periudhe historike. Një falënderim i madh për të gjithë që kontribuuan në realizimin e këtij libri, veçanërisht për përkthyesit Besir Neziri, Mead Osmani dhe Agron Islami për recezurën. Poashtu, falënderojmë edhe Arkivin e Perandorisë Osmane në Stamboll dhe Agjencinë e Arkivave të Kosovës për bashkëpunimin”, përfundon Ahmeti.

{gallery}