Metro

PDK-ja inicon seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Prishtinës për Badovcin

 

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Komunën e Prishtinës, nëpërmjet një komunikate, ka bërë të ditur se ka nisur procedurat për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për të diskutuar problemin e ndërtimeve në zonën e liqenit të Badovcit.

“Për të diskutuar mbi këtë çështje, Dega e PDK-së në Prishtinë mbrëmë ka mbajtur një mbledhje urgjente të kryesisë së saj.
Në këtë takim është vendosur që përmes asambleistëve të saj në Komunën e Prishtinës të nis menjëherë mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme”, thuhet në komunikatë.