Metro

Disa banesa në Fushë Kosovë të hënën prej orës 10-16 s’do të kenë ujë

Disa banesa në Fushë Kosovë të hënën prej orës 10-16 s’do të kenë ujë
Foto: Koha/Ilustrim

Disa banesa në Fushë Kosovë të hënën do të mbesin pa ujë.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton konsumatorët e Zonës Industriale se duke filluar nga rrethi i ETC-së në drejtim të Fushë Kosovës, konkretisht blloqet e banimit” Apolonia 1”, banesat e “Tregtisë”, banesat e “Al Trade”, banesat e “Model Sllovenia” , banesat e “Semitronix” dhe banesat e “Preniqit” nuk do të kenë ujë për disa orë të hënën.