Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KRUP lut qytetarët të mos hedhin mbeturina në puseta

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton konsumatorët në zonën e shërbimit se nga data 15 nëntor deri më sot 12 dhjetor është intervenuar në 390 raste, zhbllokime të pusetave të ujërave të zeza, pastrim i pusetave dhe vendosje të kapakëve të pusetave në tërë zonën e shërbimit.

KRUP lut qytetarët të kenë kujdes dhe mos të hedhin gjësende të ngurta, mbeturina, gjëra ushqimore të mbetura jashtë përdorimit, të cilat janë të papërballueshme për një sistem të kanalizimit i cili nuk është i dedikuar për gjëra të panevojshme, ngase po e dëmtojnë rrjetin e kanalizimit duke krijuar vështirësi për punëtorët tanë në zhbllokimin e pusetave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ja se me çka përballen ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujërave të zeza, afërsisht në 15 raste brenda një ditë pune”, thotë KRUP duke publikuar fotografitë.

{gallery}