Arbëri

Vidhet edhe një minibibliotekë në kryeqytet

Edhe një minibibliotek është vjedhur sot në lagjen Mati 1.

Kjo është bërë e ditur nga një banor i kësaj lagjeje, transmeton Koha.net.

Ai përmes një postimi në një grup në Facebook ka shkruar se “prapë është vjedhur minibiblioteka e lagjes”.

Dëmtime e vjedhje të minibibliotekave ka pasur në vazhdimësi që nga vendosja e tyre.