Metro

Termokosi paralajmëron korrigjimin e faturave të tetorit

 

Ndërmarrja Publike ka njoftuar konsumatorët, se gjatë procesit të faturimit për muajin tetor 2019 ka ndodhur një problem në azhurnimin e sistemit të faturimit me tarifat e reja, me ç ‘rast nuk janë ruajtur tarifat e reja në sistemin e faturimit, por kanë mbetur tarifat e vjetra.

Sipas njoftimit të kësaj kompanie, me datë 14 tetor 2019, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka marrë vendim për tarifat e reja të energjisë termike për sezonin 2019/2020, sipas të cilit vendim tarifat për këtë sezon kanë shënuar një zbritje të vogël krahasuar me sezonin e kaluar.