Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Identifikohet edhe një zog i veçantë në Parkun e Gërmisë

Në Parkun e Gërmisë është fotografuar edhe zog i veçantë.

Fotografi, Albert Krasniqi ka arritur të shkrepë një foto të zogut të bukur Kuqalashi Çafkëzi (Pyrrhula pyrrhula), transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Image

Ai ka publikuar imazhin e këtij zogu në faqen e tij në Facebook “Gërmia Park Wildlife”, derisa nuk e shpreh entuziazmin që ka arritur të shkrepë një foto të këtij zogu të rrallë.

“Nuk arrija ta besoj që po e shoh këtë shpend tepër të rrallë. Besoj që është hera e parë në vendin tonë që dokumentohet me fotografi. Me këtë zog tepër të bukur numri i shpendëve në Parkun e Gërmisë arrin në 64 lloje”, ka shkruar Krasniqi.