Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ahmeti thotë se është nënshkruar kontrata për projektin me parkingje në “Dardani”

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar përmes facebookut se është nënshkruar kontrata për projektin: Rekonstruimi i rrugëve dhe parkingjeve në lagjen Dardania.

Parkingjet që do të ndërtohen përmes këtij projekti:

1. Parkingu në pjesën e kryqëzimit të rrugëve "Ilaz Kodra" dhe 2. "Mustafa Venhari", krahu veri-lindor

3. Parkingu në pjesën e rrugës ''Ilaz Kodra''(,,Te Ora'')

4. Parkingu në pjesën e kryqëzimit të rrugëve ''Ilaz Kodra''dhe''Lekë Dukagjini''

Edhe Projekt mbi 248 mijë euro për rekonstruimin e rrugëve në lagjen e “Muhaxherëve” dhe “Dodona” Arbëri Projekt mbi 248 mijë euro për rekonstruimin e rrugëve në lagjen e “Muhaxherëve” dhe “Dodona”

5. Parkingu në zonë ,,Natyra''

6. Parkingu në pjesën e kryqëzimit të rrugëve "Ilaz Kodra", profili i rrugës dykahore(tërthor)

7. Parkingu te "Santeja"

8. Parkingu në afërsi të shkollë ,,Xhemajl Mustafa''

9. Parkingu në afërsi të ''Termokosi ''(1)

Edhe Ismaili: Dy parkingje nëntokësore dhe buxhet prej 14 milionësh vetëm për Dardaninë Zgjedhjet lokale Ismaili: Dy parkingje nëntokësore dhe buxhet prej 14 milionësh vetëm për Dardaninë

10. Parkingu në afërsi të ''Termokosi''(5)

11. Parkingu në fillimin e rrugës ''Ilaz Kodra''

12. Ndërtimi i ri i parkingjeve në rrugën,,Ilaz Kodra''(afër shtëpisë së shëndetit)

13. Ndërtimi i ri i parkingut në rrugës ,,28 Nëntori''

Edhe Komuna e Prishtinës po blen edhe 30 autobusë të rinj, 6 prej tyre elektrikë Arbëri Komuna e Prishtinës po blen edhe 30 autobusë të rinj, 6 prej tyre elektrikë

Vlera e projektit, njofton Ahmeti, është 348,738.94Euro

“Falënderojmë qytetarët e Dardanisë për mirëkuptim, dhe njoftojmë se së shpejti fillon edhe ndërtimi i lidhjes me Emshir si dhe rrugës së Tunelit. Po ashtu të parapara janë edhe shtigjet e bicikletave për këtë lagje”, përfundon njoftimi.