Mëngjesi i sotëm në Prishtinë zbardhi me ajër të pashëndetshëm.
Aktualisht, norma është 172, që përkthehet në “ajër të pashëndetshëm”.
Sipas matjeve të fundit të cilësisë së ajrit nga matësit e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, cilësia e ajrit del të jetë 172, e nga matjet e ditëve të fundit, Kosova është në mesin e 10 shteteve me ajrin më të ndotur në botë, transmeton Koha.net.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka alarmuar se ndotja e ajrit është një prej kërcënimeve më të mëdha për shëndetin global.
