Metro

Për shkak të pëlcitjes së një gypi, disa rrugë në Prishtinë janë pa ujë

Për shkak të pëlcitjes së një gypi, disa rrugë në Prishtinë janë pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se në rrugën “Agim Ramadani”, “Tring Smajli” dhe “Bajram Kelmendi” me zonat e vogla përreth tyre në Prishtinë, që nga mbrëmë janë me mungesë të ujit të pijshëm.

Sipas njoftimit, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit që nga nata e kaluar janë në vendin e ngjarjes për të sanuar defektin.