Metro

BERZH-i pranon koncept notën për financimin e unazës së brendshme të Prishtinës

 

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka pranuar koncept notën për financimin e unazës së brendshme të kryeqytetit, pas kërkesës për financim që e ka bërë Republika e Kosovës, ka bërë të ditur kreu i kësaj komune, Shpend Ahmeti.

Në një postim në Facebook Ahmeti ka shkruar se ky projekt do të arrijë vlerën rreth 100 milionë euro, transmeton Koha.net.