Metro

Nënshkruhet kontrata për rregullimin e problemeve të ujit në lagjen “Mati 2” në kryeqytet

Nënshkruhet kontrata për rregullimin e problemeve të ujit në lagjen “Mati 2” në kryeqytet
Foto: Ilustrim/Koha

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, ka thënë se është nënshkruar kontrata që rregullon problemet me ujë të pijshëm në lagjen “Mati 2”.

“Është nënshkruar kontrata për rregullimin e problemit të ujit në lagjen Mati 2 në afërsi të rezervuarëve të ujësjellësit. Kjo pjesë ka pas probleme me furnizim dhe me projektin tashmë të nënshkruar do të rregullohet furnizimi dhe kyçjet individuale”, ka shkruar Ahmeti.