Metro

Nisin procedurat e prokurimit për pritoret e trafikut urban në kryeqytet

Nisin procedurat e prokurimit për pritoret e trafikut urban në kryeqytet

Komuna e Prishtinës ka thënë se projekti i reformimit të transportit publik në kryeqytet përfshin edhe investimet në infrastrukturën përcjellëse dhe informimin e saktë e në kohë të orarit të qarkullimit të autobusëve urban.

“Kanë filluar procedurat e prokurimit për projektin e mobilerisë urbane përmes së cilës pritoret e autobusëve në Prishtinë do të marrin pamje të re”, thuhet në një njoftim të shkurtër të Komunës në Facebook.