Kryeqyteti prej gjashtë vjetësh pa zgjedhje në bashkësitë lokale

Kryeqyteti prej gjashtë vjetësh pa zgjedhje në bashkësitë lokale

Mehmet Krasniqi Mehmet Krasniqi 22 July 2019 08:28

Ka gjashtë vjet që kryetarëve të bashkësive lokale në Prishtinë u ka skaduar mandati. Pavarësisht kësaj, ata vazhdojnë të punojnë në baza vullnetare, ndonëse jo me orar të plotë.

Në disa prej bashkësive lokale, ofiqarët duhet t’i kryejnë edhe punët e punonjësve të bashkësive, në mungesë të këtyre të fundit. Që nga viti 2013, Komuna nuk ka arritur asnjëherë të organizojë zgjedhjet për 33 bashkësitë lokale. Për këto vonesa, Ekzekutivi komunal arsyetohet me zgjedhjet e shpeshta, në të cilat ka kaluar vendi gjatë kësaj periudhe.

Muhedin Nushi, nënkryetar i Prishtinës, përmend shtatorin e këtij viti si mundësi për organizimin e këtyre zgjedhjeve, ndonëse ka dyshime se ato mund të mbahen, shkruan sot Koha Ditore.

“Jam skeptik që mund t`i mbajmë në shtator zgjedhjet. Procesi është kompleks. Janë dy muaj kohë të pamjaftueshme për t`u marrë me banorët pse duhet t`i zgjedhin përfaqësuesit e tyre”, është shprehur Nushi. Sipas tij, Prishtina zyrtarisht numëron 198 mijë banorë, teksa jozyrtarisht mbi 350 mijë, që është pjesa dërmuese e popullsisë në Kosovë. Kjo, sipas tij, e bën procesin edhe më kompleks.

Pavarësisht kësaj, sipas Nushit, kryetarët e bashkësive lokale ende kryejnë funksionin e vet. Ata nuk paguhen, sepse me Rregulloren aktuale puna e tyre konsiderohet vullnetare.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme