Pas reshjeve të mëdha në kryeqytetin e Kosovës dega e PDK-së në Prishtinë ka ironizuar me kryetarin e komunës Shpend Ahmeti për mos zgjidhjen e problemit me kanalizimet në qytetet dhe përmbytjet që bëhen pas çdo reshje.
Në Facebook, PDK-ja ka postuar një video duke shkruar se nga sot Prishtina bëhet me një transport të ri publik.
E në kanionin e Emshirit mund të bëni rafting falas.
“E falënderojmë Shpend Ahmetin për transportin më të ri publik në kryeqytet. Tashmë mund të bëni rafting në kanionin e Emshirit në Prishtinë dhe atë falas”, thuhet në postimin e PDK-së.
Nga pamjet e postuara mund të shihet se si nënkalimi në Emshir është mbushur krejtësisht me ujë, dhe është e pamundur që qytetarët të kalojnë aty.