Rritet numri i pacientëve si pasojë e temperaturave të larta

Shahadije Bikliqi-Dragaçina Shahadije Bikliqi-Dragaçina 02 July 2019 20:22

Si pasojë e temperaturave të larta, numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore është rritur.

Vetëm brenda ditës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, nga rreth 250 pacientë që vijnë për trajtim në këtë qendër, një pjesë e tyre trajtohen nga simptomat e shkaktuara prej temperaturave të larta, raporton KTV.

Specialistja e Mjekësisë Familjare, Florie Hyseni – Morina tregon për ushqimin dhe pijet të cilat duhet t’i konsumojnë qytetarët, në mënyrë që ta përballojnë shumë më lehtë të nxehtin e madh.

Mjekët bëjnë thirrje që personat me sëmundje kronike, fëmijët dhe gratë shtatzëna të mos dalin në ambiente të hapura nga ora 11:00 deri pas orës 16:00.

Një valë e të nxehtit ka përfshirë Evropën javën e kaluar, ku temperatura rekorde u shënua në Paris, me 45 gradë celsius.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme