Digjet një banesë në Prishtinë

Përveç dëmeve materiale s’ka të lënduar nga djegia e një banese në Prishtinë

28 June 2019 15:42
17:34

Sot rreth orës 15:00 kulmi i një ndërtese është djegur në rrugën “Mark Kaçinari” në Prishtinë.

Përveç dëmeve materiale nuk ka viktima në njerëz.

Pas intervenimit të zjarrfikësve është arrit të shuhet zjarri. Me ç ‘rast janë detyruar të largohen banorët nga ajo ndërtesë dhe ato përreth.

Latif Zeka komandant i Brigadës së zjarrfikësve në Prishtinë, tha se në momentin që kanë pranuar informatën, kanë dalë në vendin e ngjarjes, sipas të cilit fillimisht ishte përfshirë komplet çatia e këtij objekti me tym dhe pastaj është kapluar me zjarr.

“Me angazhimin e punëtorëve dhe zjarrfikësve nuk ka ndodhur ajo më e keqja, përveç djegies së kulmit. Të lënduar për fat të mirë në ka. Në momentin që kemi marr informacionin kemi dalë në vendin e ngjarjes”, tha Zeka.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha tha po ashtu se edhe Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku sipas tij, në rrugën “Mark Kaqinari” në Prishtinë, është djegur një nënkulm një objekti banimi.

“Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipet e zjarrfikësve kanë kryer veprimet e nevojshme. Një pjesë e banorëve janë evakuuar, nuk është raportuar për ndonjë të lënduar”, theksoi Hoxha duke shtuar se nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Objekti në fjalë është pronë e familjes Dema nga Prishtina.

Po ashtu edhe të premten e kaluar nga flakët janë përfshirë edhe dy banesa në rrugën “Rrustem Statovci”.

17:29

Intervenimi i zjarrfikësve në Prishtinë përmes fotografive

Një objekt është përfshirë nga flakët sot pasdite në rrugën “Mark Kaçinari” në Prishtinë

Ekipi i zjarrfikësve ka dal në vendin e ngjarjes dhe përkundër vështirësive kanë arritur që zjarri të mos depërtojë nga kulmi në katet e mëposhtme, transmeton kp.

Nëpërmjet fotografive mund ta shikoni intervenimin e zjarrfikësve.

15:42

Digjet një banesë në Prishtinë

Një banesë është duke u djegur në rrugën "Hamëz Jashari" në Prishtinë, me ç'rast janë detyruar të largohen banorët nga ajo ndërtesë dhe ndërtesat përreth.

Zjarrfikësit dhe policia janë në vendin e ngjarjes.

Image

Komentet

Shto koment

Të ngjashme