Arbëri

Zgjidhen anëtarët e bordit të “Prishtina Parking”

Komuna e Prishtinës, përmes një komunikate për media, njofton se janë zgjedhur anëtarët e bordit drejtues në ndërmarrjen “Prishtina Parking”.

Aty thuhet se Komisioni vlerësues në bashkëpunim me Qeverinë britanike kanë intervistuar dhe përzgjedhur anëtarët e bordit të drejtorëve për ndërmarrjen ”Prishtina Parking”.

Anëtarë të Bordit të drejtorëve janë zgjedhur Vjollca Duriqi Hajdari, Muhamet Krasniqi, Mahir Blaku dhe Naser Krasniqi.

Mandati i tyre është 3 vjeçar bazuar në dispozitat ligjore në fuqi.

Kujtojmë se në Prishtinë, hapësirat për parkingje vazhdojnë të mbesin sfidë.