“Loja e Yjeve” dhe koncerti i Gjurmëve mbledhin mbi 18 mijë euro për bamirësi

“Loja e Yjeve” dhe koncerti i Gjurmëve mbledhin mbi 18 mijë euro për bamirësi

19 June 2019 22:21

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se mbi 18 mijë euro janë mbledhur nga dy aktivitetet bamirëse, “Loja e Yjeve” nga Granit Xhaka e Milot Rashica dhe nga koncerti i rok grupit “Gjurmët”.

“Në kuadër të aktiviteteve 20/20, këtë qershor, Komuna e Prishtinës ka organizuar aktivitetet bamirëse "Loja e yjeve" dhe Koncertin e Grupit "Gjurmët". Shuma 9,288€ e mbledhur nga shitja e biletave të "Lojës së Yjeve" do iu dhurohen familjeve në nevojë në Prishtinë. Ndërsa shuma e mbledhur 8,800€ nga koncerti i grupit "Gjurmët" do të përdoren për blerjen e instrumenteve muzikore për nder të 70-të vjetorit të shkollës së mesme të muzikës “Prenk Jakova“ në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e komunës së Prishtinës në Facebook.

Tutje thuhet se, “Komuna e Prishtinës falënderon përzemërsisht Granit Xhakën, Milot Rashicën, të gjithë 'yjet' pjesëmarrës në ndeshje, grupin muzikor "Gjurmët" dhe mysafirët artistë që u janë bashkangjitur qëllimit tonë bamirës”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme