Arbëri

KRU “Prishtina” thërret për kursim të ujit

Foto: Koha / ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit“Prishtina”, ka paralajmëruar se kanë filluar të rriten kërkesat për ujë të pijshëm.

Sipas njoftimit, niveli i ujit në liqenin e Batllavës është minus 4.20 metra nën kuotën maksimale, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit minus 5 metra nën kuotën maksimale.

KRU “Prishtina” ka apeluar tek qytetarët të ndalohet keqpërdorimi i ujit, derisa kanë dhënë disa këshilla se si mund të shfrytëzohet në mënyrë racionale.

Mos lejoni të rrjedhë ujë kot nga rubineti juaj,

Mos përdorni ujin e pijshëm për të larë veturat,

Mos përdorni ujin e pijshëm për ndërtime të shumta në qytet,

Mos pastroni trotuaret me ujin e pijshëm,

Mos harroni t’i mbyllni çezmat tuaja, pasi lani dhëmbët,

Mos vadisni lulet, kopshtet dhe arat,

Paguani rregullisht ujin që konsumoni,

Mos lejoni ndërhyrjet pa leje në rrjetin e ujësjellësit,

Të gjithë jemi përdorues të ujit, prandaj ne jemi edhe përgjegjës për ta shfrytëzuar atë në mënyrë të drejtë.

Ujin mund ta zëvendësojë vetëm uji, andaj kurseje atë.

“Nëse i përmbahemi në përpikmëri këtyre këshillave të lehta , duke filluar nga koha e tashme, Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina” sh.a. do ta furnizojë me ujë të pijshëm secilin konsumatorë në mënyrë të barabartë dhe pa reduktime, në të kundërtën mund të hasim në vështirësi”, thuhet ndër të tjera në njoftim.