Metro

Lagjja Dardania pa ujë të pijshëm deri në orën 19, Ujësjellësi tregon arsyen

Lagjja Dardania pa ujë të pijshëm deri në orën 19, Ujësjellësi tregon arsyen

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. ( KRUP) njofton konsumatorët e lagjes Dardania në Prishtinë, gjegjësisht rruga “Robert Doll”, se që nga ora 10:00 e mëngjesit të ditës së sotme është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm dhe do të zgjasë deri sot në orën 19:00.

“Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm në rrugën e lartëcekur, është realizimi i kyçjeve shtëpiake në linjën e re”, thuhet në komunikatë.