Arbëri

Shpërthen gypi i ujësjellësit, qendra e Prishtinës pa ujë

Në Prishtinë serish ka shpërthyer një gyp i ujësjellësit.

Pëlcitja e tij ka shkaktuar ndërprerjen e furnizimit me ujë në qendër të kryeqytetit.

Lajmin për mungesë të ujit për Koha.net, e kanë konfirmuar banorë të dy lagjeve.

Sipas tyre pa ujë kanë mbetur banorët e lagjes “Rexhep Luci” dhe ata të sheshit “Nëna Terezë”.

Koha.net ka provuar të kontaktojë me përgjegjësit e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” por përgjegjësit kanë qenë të paqasshëm.

{gallery}