Metro

Një pjesë e Fushë Kosovës mbetet pa ujë për shkak të një defekti

Një pjesë e Fushë Kosovës mbetet pa ujë për shkak të një defekti

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina” sh.a.( KRUP) njofton konsumatorët e njërës pjesë të Fushë Kosovës dhe Zonës Industriale se, për shkak të një defekti të papritur në rezervuarin në Shkabaj, nga ora 10.00 e ditës së sotme mbeten pa furnizim me ujë të pijshëm.

“Ekipet teknike të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes dhe ndërhyrja po bëhet me të gjitha kapacitetet e nevojshme për punë, me ç’rast furnizimi me ujë të pijshëm pritet të iu rikthehet konsumatorëve të zonave të lartëcekura brenda disa orëve gjatë ditës së sotme. Kërkojmë mirëkuptim për defektin e shkaktuar që ndodhi papritur!”, thuhet në njoftim.