Arbëri

Komuna ua siguron banimin dy familjeve në “Tophane” që rrezikoheshin nga shembja e shtëpisë

Shembja e një shtëpie rrezikonte dy familje.

Familjarët që nuk pranuan të deklarohen para kamerës, kanë thënë çdo ditë e jetojnë me frikën se do t'i zënë muret e vjetruara.

Këto familje i kanë vizituar të enjten dy drejtorë të komunës së Prishtinës, të cilët u kanë premtuar se do t’ua paguajnë qiranë në një vendbanim të sigurt, raporton “038” i KTV-së.

{gallery}

Sipas tyre, kështu do të veprohet ndaj të gjitha familjeve që jetojnë në kushte të tilla.

Komuna ka të ndara 300 mijë euro për kategorinë e subvencioneve, një pjesë e të cilave do të shpenzohen për t’u ndihmuar këtyre familjeve.

Dren Kukaj dhe Medina Braha u kanë bërë thirrje qytetarëve që jetojnë në kushte të tilla të paraqiten në komunë.