Arbëri

Kaosi me mbeturina i paralajmëruar dje bëhet realitet [Fotogaleri]

Foto: Alban Bujari / KD

Kaosi të cilin e paralajmëroi një ditë më parë kompania “Pastrimi”, sot është bërë realitet.

Në pamundësi të arritjes së marrëveshjes mes kompanisë rajonale “Pastrimi”, me Kompaninë për menaxhimin e deponive për zhbllokimin e xhirollogarive bankare, kjo e para s’po mund të shfrytëzojë paratë e saj. Po e quan të paligjshme që për borxhin e trashëguar prej rreth 1.4 milion eurosh, të paguajë edhe kamatë prej 700 mijë eurosh.

Për këtë sot ka vendosur që në Prishtinë dhe në gjashtë komuna të tjera të mos e grumbullojë bërllokun në ritmin e zakonshëm.

Fotoreporteri i Kohës Ditore, Alban Bujari, ka bërë një set fotografish në disa lokacione të ndryshme të grumbullimit të mbeturinave dhe sjell këtë fotogaleri:

{gallery}