“Pastrimi” rinis heqjen e mbeturinave nga kryeqyteti Foto: Koha

“Pastrimi” rinis heqjen e mbeturinave nga kryeqyteti

26 April 2019 14:14

Kompania ‘Pastrimi’ në Prishtinë njofton se pas marrëveshjes së mirëkuptimin me furnitorin e derivateve, do të vazhdojë ofrimin e shërbimit për qytetarët në grumbullimin dhe bartjen e mbeturinave.

“Ju njoftojmë se për shkak të gjendjes së vështirë financiare në të cilën gjendet Kompania KRM ''Pastrimi'' SH.A- Prishtinë, me rastin e bllokimit të llogarive bankare nga Kompania për Menaxhimin e Deponive të Kosovës KMDK-së, Kompania KRM “Pastrimi” SH.A Prishtinë, i njofton qytetarët se pas Marrëveshjes së Mirëkuptimit me furnitorin e furnizimit me derivate, u mundësua furnizimi me naftë në mënyrë që të vazhdohet operimi në ofrimin e shërbimit për qytetarët në grumbullimin dhe bartjen e mbeturinave”, thuhet në njoftim.

Në komunikatë theksohet se edhe Komuna e Prishtinës ka ofruar ndihmë në furnizim me naftë në sasi prej 4.000 (katër mijë) litra.

“Kompania “Pastrimi” shpreson të hasë në mirëkuptim nga ana e Kompanisë për Menaxhimin e Deponisë të Kosovës, KMDK-së në mënyrë që të zhbllokohen xhirollogaritë bankare të KRM “Pastrimit” për funksionim normal të Kompanisë në ofrimin e shërbimeve për qytetarët veprimtari kjo me rëndësi të veçantë jetike”, thuhet në fund të komunikatës nga Kompania KRM “Pastrimi” në Prishtinë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme