Punëtorët teknikë ndihen të mashtruar nga kryetari Ahmeti

Punëtorët teknikë ndihen të mashtruar nga kryetari Ahmeti

Salie Gajtani Osmankaq Salie Gajtani Osmankaq 18 April 2019 08:21

Disa dhjetëra punëtorë teknikë të shkollave të Prishtinës dhe punëtorët e sigurimit të qendrave mjekësore familjare të Prishtinës, të përkrahur edhe nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat, kanë protestuar të mërkurën para objektit të Komunës, duke thënë se po ndihen të mashtruar nga kryetari Shpend Ahmeti, sepse u kishte premtuar për realizmin e kërkesave të tyre, dhe kjo nuk po ndodh.

Dy kërkesat bazike të tyre janë: rritja e pagës prej 4 për qind që nga janari i vitit të kaluar, si dhe rikthimi i kësaj kategorie të punëtorëve nën menaxhimin e Komunës, pasi që privatizimi i shërbimeve të tyre para disa vjetësh është bërë pa mbështetje ligjore, shkruan sot Koha Ditore.

Në mungesë të realizmit të këtyre kërkesave, ata po kërcënojnë me hyrjen në grevë të përgjithshme, që nga java e ardhshme, nga e cila nuk do të dalin deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Të tubuar para objektit të Komunës së Prishtinës, me pankarta në duar, në të cilat thuhej, "Ndal diskriminimin e punëtorëve në sektorin privat", "Paguaj borxhin", "Respekto ligjin, na kthe nën menaxhim të Komunës", ata kanë protestuar nën mbikëqyrjen e Policisë së Kosovës, e cila gjatë tërë kohë së protestës ka qëndruar para hyrjes së objektit.

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme