Në komunë të Prishtinës identifikohen 141 deponi mbeturinash, nis pastrimi i tyre

Në komunë të Prishtinës identifikohen 141 deponi mbeturinash, nis pastrimi i tyre

12 April 2019 15:02

Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit (DShPMSh) në bashkëpunim me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) kanë identifikuar 141 deponi ilegale në komunë të Prishtinës. Bëhet e ditur se këtë javë ka filluar pastrimi dhe mënjanimi sistematik i këtyre deponive, ndërsa theksohet se aksioni do të vazhdojë përgjatë dy muajve të ardhshëm.

Siç theksohet në njoftimin për media të Komunës së Prishtinës, një numër i madh i deponive të identifikuara gjenden në prona private, të cilat do duhej të largoheshin nga pronarët. Por, për shkak të ndikimeve të ndryshme negative që kanë ato për mjedisin, ato do të largohen nga organizatorët e këtij aksioni, nëse kjo nuk bëhet nga vetë pronarët.

U bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë të ndërgjegjshëm lidhur me hedhjen e mbeturinave të tyre.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme