Arbëri

Ndërrohet fotografia e ish-presidentit Bill Clinton në Prishtinë

Pas shumë kohësh është ndërruar fotografia e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, në bulevardin “Bill Clinton”.

Në vitin 2009, Kosova nderoi ish-presidentin Bill Clinton, me një shtatore të lartë tre metra e gjysmë, në bulevardin që veç mbante emrin e tij, dhe gjithashtu në murin prapa u vë fotografia e tij.

Por me kalimin e kohës, kujdesi për fotografinë u zvogëlua. Ka kohë që kritikohej fotografia e Bill Clintonit e cila u zbeh shumë, raporton Koha.net. 

Fotografia e re me profilin e ish-presidentit Bill Clinton përfundoi sot. 

{gallery}