Metro

Qytetarët që furnizohen nga Badoci mbesin pa ujë, u dëmtua një gyp

Qytetarët që furnizohen nga Badoci mbesin pa ujë, u dëmtua një gyp
Foto: Koha
 

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”(KRUP), njofton të gjithë konsumatorët që furnizohen me ujë të pijshëm nga sistemi i fabrikës së trajtimit të ujit Badoc, se para pak çastesh është dëmtuar edhe një gyp i ujit i çelikut me diametër fi 600 mm.

“Me këtë rast jemi detyruar të ndërpresim prodhimin e ujit nga fabrika e Badocit deri në sanimin final të gypit. Gypi në fjalë i cili furnizon një pjesë të madhe të kryeqytetit me ujë të pijshëm është dëmtuar nga kompania private “Gerlica”, përgjatë punimeve në rrjetin e kanalizimit, në afërsi të gypit tjetër të ujit me diametër fi 600 mm që ka pëlcitur gjatë orëve të hershme të mëngjesit të ditës së sotme”, thuhet në njoftim, transmeton Koha.net.