Inspektimi i taksive ilegalë në kryeqytet, për të vendosur rregull jo për t'i dënuar

Inspektimi i taksive ilegalë në kryeqytet, për të vendosur rregull jo për t'i dënuar

08 March 2019 11:58

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se shtimi i inspektimit të taksive ilegalë nuk e ka si qëllim në vete gjobën, por ndalimin e kësaj veprimtarie, sepse është ilegale dhe nuk është zgjidhje.

Ai ka shkruar në Facebook, se kjo veprimtari po shkakton probleme në trafik.

“Jemi të vetëdijshëm për gjendjen e rëndë sociale të shumë familjeve, po aq sa jemi të vetëdijshëm që një pjesë e madhe e taksistëve ilegalë kanë vende pune. Shtimi i inspektimit në këtë fushë, nuk e ka si qëllim në vete gjobën. Qëllimi është ndalimi i kësaj veprimtarie, sepse është ilegale dhe nuk është zgjidhje. Përkundrazi, po na shkakton probleme në trafik. Së shpejti, Kryeqyteti do ta ketë Policinë e vet. Ata do të jenë edhe më të rreptë në këtë pjesë. Inspeksioni dhe Policia e Kosovës po angazhohen që të ngrisin vetëdijen tek taksistët ilegalë sot, ashtu që të mos ballafaqohen me Policinë e Kryeqytetit nesër, e me gjoba edhe më të larta. Synimi jonë është që të ketë sa më pak (ose fare) gjoba për qytetarët tanë, e sa më shumë rregull. Na e jepni mundësinë që ta realizojmë këtë - Mos e zhvilloni më këtë veprimtari”, ka shkruar ai në Facebook.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme