Metro

Drejtori komunal zgjidhet drejtor financiar në “Termokos”

Foto: Driton Paçarada / KD
 

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ismail Kokaj, është zgjedhur ditë më parë drejtor financiar në ndërmarrjen publike komunale “Termokos”.

Ai ka konkurruar në pozitën e dytë, në të cilën edhe është zgjedhur, përderisa vazhdon të mbajë ende pozitën e parë. Një veprim i këtillë po konsiderohet konflikt interesi nga përfaqësuesit e opozitës në Komunë.