2 perditesime
14:49

Qendra e Prishtinës mbetet pa ujë për shkak të punimeve në një gyp

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton konsumatorët në zonën qendër të qytetit të Prishtinës me zona përreth se, tash për tash kanë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

“Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm, janë punimet teknike nga ana e ekipeve të rrjetit të ujësjellësit në sanimin e defektit në gypin me diametër fi 63 mm për shkak të pëlcitjes në rrugën “Qamil Hoxha”, në Prishtinë. Shkaku i sanimit të defektit në fjalë, jemi detyruar ta ndërpresim furnizimin me ujë për kohë të shkurtër. Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e qendrës së kryeqytetit!”, thuhet në njoftim.

08:46

Nis sanimi i gypave të ujësjellësit në rrugën “Qamil Hoxha”

Arieta Mjeku, zëdhënëse në KRU “Prishtina”, tha për Koha.net se ekipet tashmë janë në vendin e ngjarjes.

“Menjëherë ka filluar ndërprerja e ujit dhe do të nisë sanimi i gjendjes. Besoj që për një kohë të shkurtër rregullohet”, tha ajo.

08:37

Shpërthen një gyp i ujësjellësit në rrugën “Qamil Hoxha”

Jo pak herë kohët e fundit kanë shpërthyer gypat e ujësjellësit në sheshet e kryeqytetit.

Shpërthen gypi i ujësjellësit, sheshi “Nënë Tereza” mbushet me ujë

Sot, në qendër, në rrugën “Qamil Hoxha”, ka shpërthyer një gyp që ka vërshuar rrugën deri tek sheshi.

Koha.net ka kontaktuar zëdhënësen e KRU “Prishtina”, Arieta Mjeku, e cila ka thënë se do të niset një ekip teknik dhe së shpejti do të japë informacione të reja.