LDK numëron “dështimet” e Ahmetit

LDK numëron “dështimet” e Ahmetit

22 janar 2019 11:37

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka numëruar ato që i quan dështime të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Arban Abrashi, bashkë më grupin e asamblistëve të LDK-së në Prishtinë në një konferencë për media ka thënë se komunës së Prishtinës nga paaftësia menaxheriale i kanë humbur 22 milionë euro për investime.

“Planifikimi i dobët për buxhetin. Sipas raportit të shtatorit komuna e Prishtinës nuk ka shpenzuar 22 milionë euro. Po flasim për rrugë të pandërtuara ku kryetari nuk ka qenë në gjendje të shpenzojë buxhetin publik”, tha ai, përcjell KP.

Sipas Abrashit, tjetër dështim është i Shpend Ahmetit janë dhe shërbimet shëndetësore, ndërtimet pa leje dhe numri i madh i drejtorive komunale.

Në lidhje me pretendimet për keqpërdorim me tenderin e qumështit, të cilat fillimisht janë bërë publike nga Lëvizja Vetëvendosje, Abrashi ftoi prokurorinë dhe vet Ahmetin të sqarojë këtë.

Sipas ish kandidatit për kryetar të Prishtinës, maskimi i dështimeve është bërë me angazhimin e kryetarit të komunës në dialogun me Serbinë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme