Metro

Punëtorët teknikë të shkollave protestojnë para Komunës së Prishtinës

Punëtorët teknikë të shkollave protestojnë para Komunës së Prishtinës
Foto: Ilustrim

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës do të protestojë sot para objektit të Komunës së Prishtinës, në shenjë pakënaqësie me mospagesën prej katër për qind të rritjes së pagave për punëtorët teknikë të disa shkollave të kryeqytetit.

Vendimi vjen pas takimit me punëtorët teknikë të shkollave “ Ismail Qemaili”, “Pjetër Bogdani”, “Eqrem Çabej”, “Naim Frashëri”, “Asim Vokshi”, “Hoxhë Kadri Prishtina”, “Gjergj Fishta”, “Dardania”, si dhe punëtorët e sigurimit në QMF dhe punëtorët e pastrimit në QMF të Komunës së Prishtinës, ku temë diskutimi ishte mos pagesa e 4 % rritja e pagave në sektorin publik nga 1 janari 2018, dhe neglizhenca e Komunës për kthimin e këtyre punëtorëve nën menaxhimin e komunës sipas ligjit për kryeqytetin, i cili është aprovuar vitin e kaluar.