Arbëri

Komuna do t’i kushtëzojë kafiteritë e “Qendrës” së Prishtinës t’i izolojnë lokalet nga zhurma

Banorët e lagjes “Qendra” në Prishtinë, kanë protestuar para ndërtesës së Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Ata thanë së e kanë të pamundur të pushojnë në banesat e tyre nga zhurma që u shkaktohet nga kafiteritë që janë në atë zonë, raporton KTV.

Banorët kërkojnë nga komuna, që të merren masa dhe të respektohet orari i punës që është i paraparë për këto kafiteri.

Protestuesit mbajtën një takim me nënkryetarët e Komunës së Prishtinës dhe me disa përfaqësues.

Ata thanë se kanë marrë premtime dhe kanë arritur që të bëjnë një marrëveshje.

Ndryshe, banorët e kësaj zone nuk po ankohen për herë të parë dhe mbështetje deri tani kanë marrë vetëm nga Policia e Kosovës.