Fshati Lebanë pa ujë të pijshëm deri nesër në orën 12 Foto: Koha

Fshati Lebanë pa ujë të pijshëm deri nesër në orën 12

18 January 2019 20:46

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, përmes një komunikate për media njofton konsumatorët e fshatit Lebanë të komunës së Prishtinës se aktualisht kanë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm, deri ditën e nesërme në orën 12:00.

Ndërprerjen të furnizimit me ujë të pijshëm e kanë që nga dita e sotme e orëve të hershme të mëngjesit.

“Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë në këtë fshat është dëmtimi i gypit me diametër fi 90 mm. Për shkak të natyrës më të rëndë dëmtuese edhe sanimi është duke zgjatë më shumë, krahasuar me raste të tjera të dëmtimit të gypave. Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes duke bërë të pamundurën që furnizimi me ujë sa më shpejtë t’iu rikthehet konsumatorëve të fshatit Lebanë”, thuhet në njoftimin e Ujësjellësit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme