Banorët e Shtëpisë së Pleqve ngrijnë sa herë që temperaturat bien në minus

Urim Isma Urim Isma 11 January 2019 19:27

Sa herë që temperaturat ulen gjatë dimrit, banorët e “Shtëpisë së Pleqve” ngrijnë nga të ftohtit.

Atyre, gjatë ditës, u ndalet ngrohja, pavarësisht se jashtë temperaturat prekin minusin, raporton KTV.

Ata ankohen se ky problem është i kamotshëm për ta dhe se çdo vit detyrohen të përballen me të.

Shtëpia e pleqve nuk është e lidhur me ngrohtoren e Termokosit, e si zgjidhje është gjetur ngrohja me pelet.

Hall tjetër për këta banorë është edhe mungesa e barnave, të cilat jo rrallë herë i blejnë me të hollat e tyre.

Për të mbytur kohën, shumica bëjnë punëdore, ngase nuk kanë vizita të shpeshta as nga familjarët.

E, zyrtarë nga kjo qendër nuk kanë dashur të flasin për KTV-në për çështjen e ndërprerjes së ngrohjes gjatë ditës.

Prapa kamerave kanë pranuar se kushtet nuk janë shumë të kënaqshme.

Nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, përmes telefonit, i kanë thënë KTV-së se nuk ka pasur ankesa me ngrohjen në “Shtëpinë e Pleqve”, por ngrohja ndalet kohë pas kohe kur brenda bëhet shumë nxehtë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme