Kërcënimeve për padi për shpifje të Shpend Ahmetit, Lëvizja Vetëvendosje u është përgjigjur me një kallëzim penal.
Pasi ngritën dyshimet për keqpërdorime në tenderin për furnizim me qumësht për shkollat fillore, dega e Vetëvendosjes në Prishtinë i është drejtuar Prokurorisë Themelore të Prishtinës, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAktivisti Valdrin Ahmeti, pasi dorëzoi kallëzimin, shpalosi edhe detajet e pretendimeve të tyre.
Sipas Ahmetit, fituesi i tenderit për vitin 2018, kompania “Abrazen” për pronar faktik ka vëllezërit Devolli, derisa ka kërkuar përgjigje nga kryetari Ahmeti për arsyet pse, sipas tij, e ka shpërblyer këtë kompani.
Kallëzimi vjen pas akuzave për tenderin e njëjtë, të bëra javën e kaluar nga këshilltari komunal i Vetëvendosjes në Komunën e Prishtinës, Eman Rrahmani, i cili tenderin e quajti një skemë kriminale.