Arbëri

Në Prishtinë nis shpërndarja e drunjve për familjet në nevojë

Descriptive Text

Komuna e Prishtinës ka nisur shpërndarjen e drunjve për familjet në nevojë.

Kryetari i kësaj komune Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se 86 familje do të marrin drunj, transmeton Koha.net.

“Sot ka filluar shpërndarja e drunjve për familjet në nevojë. Gjatë javëve të kaluara nga pastrimi fito-sanitar i Gërmisë janë grumbulluar mbi 250 metra drunj të cilat po i shpërndajmë për 86 familje. Falënderojmë punëtorët e Hortikulturës për punën në këtë ditë me borë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.