Arbëri

Banorët në protestë kundër varrezave në Parkun Memorial në Velani

Banorët që jetojnë në lagjet përreth Parkut Memorial në lagjen “Velania” kanë paralajmëruar protesta për sot (e shtunë) kundër përdorimit të kësaj hapësire për varreza.

kanë thënë se do të protestojnë kundër degradimit të këtij parku, dhe se janë detyruar ta bëjnë këtë, pasi që nuk u bënë punë as reagimet e shumta publike, e as peticionet që u janë dërguar institucioneve kundër kthimit të kësaj hapësire në varreza.

Në letrën e Këshillit Organizativ të protestës, që e posedon “Koha Ditore” thuhet se ditë më parë institucioneve përgjegjëse të Kosovës, përfshirë këtu Komunën e Prishtinës, Agjencinë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale dhe Ministrinë e Ambientit u është dorëzuar kërkesa për largimin e të gjitha varrezave nga Parku Memorial në Velani. E kërkesës u janë bashkangjitur edhe nënshkrimet e afro 400 banorëve, nga familjet që jetojnë përreth Parkut të qytetit, e njohur si Përmendorja e qytetit.

“Ne qytetarët e lagjeve përreth Parkut kemi një shqetësim të madh rreth fenomenit të shndërrimit të Parkut në një varrezë kolektive. Parku Memorial në lagjen e “Velanisë” kurrë nuk ka qenë varrezë”, thuhet në letrën e banorëve, drejtuar institucioneve.

Aty shtohet tutje se edhe para luftës kjo hapësirë ka qenë park me një memorial në qendër të tij, e edhe në dokumentet zyrtare ka figuruar si Memorial.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)