Stina e ajrit të ndotur në Prishtinë ka nisur me uljen e temperaturave në fillim të nëntorit.
Matjet që bëhen nga Ambasada amerikane në Prishtinë, të enjten tregojnë për ndotje mesatare të ajrit që paraqet shqetësim për personat e dobët me shëndet.
Ndotja e ajrit fillon të jetë në gjendje alarmante duke filluar nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 15:00 pasdite.
Të martën ajri në Prishtinë kishte arritur nivelin më të lartë të ndotjes që ka shkuar deri në 166, nivel i dëmshëm për shëndetin.
