Metro

Kompletohet komisioni i aksionarëve i Ndërmarrjes Publike Banesore

Kompletohet komisioni i aksionarëve i Ndërmarrjes Publike Banesore

Seanca e ndërprerë një ditë më parë, e Kuvendit Komunal të Prishtinës, e cila ishte vendosur të vazhdohej një ditë më pas, ka nisur të mërkurën me përplasje të ashpra midis dy partive politike, PSD-së dhe LVV-së, që deri dikur kanë qenë nën po të njëjtën kupolë, por qenë ndarë formalisht, në mars të këtij viti.

Përplasjet janë zhvilluar rreth Komisionit të aksionarëve të Ndërmarrjes Publike Banesore, nga këshilltarja e AAK-së, Suzan Kika, kishte dhënë dorëheqjen më 1 tetor, por për këtë nuk ishin njoftuar zyrtarisht anëtarët e KK-së, deri në mbajtjen e mbledhjes, shkruan sot Koha Ditore.