Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një vizitë pune në Komunën e Prishtinës, ku u takua edhe me kryetarin, Shpend Ahmeti.
Pas takimit të zhvilluar, ka shkruar se për një vit pune si Qeveri, kanë zgjidhur probleme prej dekadash që ka pasur Komuna e Prishtinës. Takimi mes Haradinajt e Ahmeti është zhvilluar me dyer të mbyllura pa praninë e mediave, raporton Koha.net.
E më pas ka zgjedhur rrjetin social Facebook ku të shkruaj çka kanë biseduar brenda.
Më poshtë, gjeni zgjidhjen e problemeve që Haradinaj thotë kanë zgjidhur:
- Kemi miratuar Ligjin për Prishtinës dhe tani në planin 2019 – 2021 kryeqyteti merr mbi 34 milionë euro më shumë.
- Me vendim të Qeverisë i kemi dhënë Prishtinës Pallatin e Rinisë
- I kemi dhënë Prishtinës, Sallën Koncertale, aq e nevojshme për komunitetin e kulturës në vend dhe që kap vlerën mbi 10 milionë euro.
- E kemi mbështet projektin e Unazës së Kryeqytetit që kap vlerën mbi 60 milionë euro.
- Kemi përkrahur zgjerimi i rrjetit të ngrohjes qendrore për qytetin e Prishtinës.
- Kemi ofruar hapësirën për One Stop Shop – Qendra e shërbimeve, aq e rëndësishme për të bërit biznes.
“Për Prishtinën do të punojmë edhe në vitin tjetër dhe në çdo vit angazhimi që e kemi në krye të Qeverisë. Këtë ia thashë edhe Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti pas vizitës në Komunën e Prishtinës. Projektet me rëndësi jetike për kryeqytetin dhe për vendin do ta kenë gjithmonë vëmendjen dhe angazhimin tonë”, ka thënë Haradinaj.
Ndonëse, kjo është vizita e dytë që kryeministri Haradinaj po i bën Komunës së Prishtinës që nga marrja e mandatit, ai dhe Ahmeti kanë thënë se këto po bëhet në frymën e bashkëpunimit për projektet e mëdha të kryeqytetit, të cilat Qeveria i ka çuar përpara siç është Ligji për Prishtinën dhe ndërtimi i sallës koncertale, raporton KD.
Duke folur në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën, kryeministri Haradinaj ka thënë se kosovarët nuk kanë arsye për të qenë pesimist, dhe se Qeveria po angazhohet që deri para ndërrimit të mot-moteve të marrë një lajm të mirë nga BE-ja në lidhje me liberalizimin.
Nga Komuna e Prishtinës, njoftojnë se u fol për Ligjin për Kryeqytetin, me ç’rast Prishtina do të vazhdojë bashkëpunimin me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Shëndetësisë për Policinë e Kryeqytetit, respektivisht Spitalin e Qytetit; për Pallatin e Rinisë, të cilin gjatë kësaj jave Kryeqyteti do ta regjistrojë si Ndërmarrje Publike; për Sallën Koncertale, pasi që Qeveria mori vendim për shpronësim dhe u hap rruga që objekti i Gërmisë të konsiderohet si lokacion për këtë sallë, duke u kujdesur që të ruhen vlerat e mundshme të trashëgimisë kulturore; Unazën e Prishtinës, që tash do të bëhet studimi i fizibilitetit; si dhe projekte të tjera për të cilat dy institucionet mund të bashkëpunojnë në të ardhmen.
Ahmeti dhe Haradinaj theksuan se do të angazhohen së bashku në mënyrë që projektet e mëdha që ndërlidhen me Kryeqytetin të realizohen sa më parë, me theks të veçantë në projekte infrastrukturore të rëndësishme për qytetarët, por edhe në projekte të tjera që janë të domosdoshme për Prishtinën si Kryeqytet i Republikës