Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, përmes një njoftimi për media, bënë me dije për konsumatorët e qytetit të Graçanicës, Hajvalisë, Fshati Ndërkombëtar, lagjja Mati 1, zona qendër dhe Aktash në Prishtinë se, para pak çastesh është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm.
Shkak për këtë është bërë një prishje e shkaktuar, sipas K.R.U. “Prishtina” nga një qytetar.
“Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes për të sanuar defektin e krijuar nga një qytetar i pandërgjegjshëm. Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë në zonat e lartcekura është dëmtimi i linjës kryesore të tubacionit kryesor nga Badoci në Prishtinë. Furnizimi iu rikthehet varësisht nga sanimi i defektit nga ekipet e ujësjellësit. Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e zonave të lartcekura”, thuhet në njoftimin për media të KRU “Prishtina”.