Lokalet 2021

Kronika Zgjedhore/ Haskuka: I kemi të gjitha postet udhëheqëse, na duhet vetëm një asamble e fortë

 

Albin Kurti në Malishevë e Glauk Konjufca në Prizren të premten u dolën krah kandidatëve për kryetarë në këto komuna nga Lëvizja Vetëvendosje. Mytaher Haskuka, kandidat për kryetar të Prizrenit, ka thënë se tashmë LVV-ja i ka të gjitha postet e institucioneve dhe se vetëm duhet të kenë një asamble të fortë.

Kështu është pritur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në lagjen “Kurillë” të Prizrenit, gjatë një takimi për fushatën zgjedhore.

Konjufca ishte i shoqëruar edhe nga kandidati për kryetar i kësaj komune, Mytaher Haskuka.